| 14/01/2012, 05:56 - Zyra e talenteve Gjermani njofton pėr grumbullimin e rradhes |
FSHF-it nė bashkepunim me Zyrat e zbulimit tė talentėve, organizon nė Tiranė njė grumbullim pėr pėrzgjedhjen e kandidateve tė ardhshėm, pėr t'u bashkuar me ekipin kuqezi. Mė tė mirėt qė do tė shkelqejnė nė kėtė grumbullim, por dhe duke pare ecurine e tyre nė vazhdim, do tė jenė pjesė e ekipeve zinxhir tė kombetares kuqezi.
Datat e grumbullimeve tė talenteve do tė jenė:
1. Ne datat 13-18 shkurt 2012 zhvillohet ne Tirane seleksionimi per datelindjet 1996.
2. Ne datat 21-22-23 shkurt 2012 zhvillohet ne Tirane seleksionimi per datelindjet 1994.
Per informacion me te detajuar mund te kontaktoni ne www.talentet.com ne rubriken''KONTAKT''. Perzhgjedhja do te behet nga disa trajnere dhe specialiste , por shume e rendesishme eshte dhe aktivizimi i talenteve ne klubet pėrkatese,ku ata militojne.
Me respekt Stafi Zbulimit te Talenteve Gjermani.
|
|
| 07/01/2012, 01:52 - U-17 nis Grumbullimin |
Kuqezinjtė “e vegjėl” janė akomoduar nė “Tropikal”, ku do tė qėndrojnė deri mė 21 janar nėn urdhrat e trajnerit Mustedanagiē
24 ėshtė numri i futbollistėve nėn moshėn 17 vjeē tė pėrfshirė nė listėn paraprake tė FSHF-sė pėr grumbullimin e nisur dje dhe qė do tė zgjatė 17 ditė. Xhemal Mustedanagiē, pėrveēse do tė punojė fort me lojtarėt e formacionit bazė, do tė vėzhgojė me shumė kujdes disa elementė tė rinj, tė ardhur nga kampionatet europiane, tė cilėt mund ta ndihmojnė Shqipėrinė U-17 nė Raundin Elitė (gjatė grumbullimit do tė vėzhgohen edhe futbollistė tė tjerė qė nuk janė nė kėtė listė). (Lexo mė tutje)
|
|
| 04/01/2012, 19:56 - PROFIL/Ja kush ėshtė De Biasi, trajneri i ri i Shqipėrisė |
Tani ėshtė zyrtare. Gianni De Biasi do tė marrė drejtimin e kombėtares sė Shqipėrisė. Konfirmimi ka ardhur nga Federata Shqiptare e Futbollit vetėm pak minuta pasi tekniku italian dhe presidenti Armand Duka kanė mbyllur marrėveshjen me firmėn nė kontratėn e re mesditėn e sė mėrkurės. Sipas FSHF-sė, De Biasi ka nėnshkruar njė kontratė 2-vjeēare, nga e cila do tė pėrfitojė 200 mijė euro nė vit, ndėrsa do tė vijė tė hėnėn nė Tiranė, ku dhe do tė bėjė prezantimin zyrtar si trajneri i ri i pėrfaqėsues kuqezi. Tekniku italian do tė zėvendėsojė nė pankinė, Josip Kuzhe, qė u shkarkua nga detyra pas dėshtimit nė eliminatoret e Euro 2012. Qė nga largimi i kroatit, shumė emra tė tjerė janė afruar pranė skuadrės shqiptare, ndėrsa mė nė fund Duka ka vendosur t’ia besojė atė shkollės italiane tė futbollit, duke zgjedhur Gianni De Biasi. Ky i fundit mundi rivalitetin e patriotėve tė tij Mario Berreta dhe Benito Carbone, tė tjerė kandidatė pėr t?u ulur nė pankinėn e kombėtares sė Shqipėrisė. (Lexo mė tutje)
|
|
| 04/01/2012, 19:44 - Elvis Kabashi i gatshėm pėr t’u transferuar te bardhezinjtė |
Ėshtė tifoz i Juventusit dhe ka njė idhull bardhezi: Klaudio Markizion. Elvis Kabashi, mesfushori shqiptar i Empolit, ka komentuar zėrat qė qarkullojnė nė Itali, se karriera e tij mund tė vazhdojė nė radhėt e “Zonjės sė Vjetėr”. 17-vjeēari nuk e fsheh dėshirėn qė t’i bashkohet gjigandėve italianė, tė cilėt janė tė gatshėm tė investojnė 2 milionė euro pėr gjysmėn e kartonit tė talentit. “Kam folur me menaxherin tim rreth kėtyre zėrave, tha Kabashi, megjithatė asgjė nuk ėshtė e sigurt. Natyrisht qė kur pėrflitesh pėr interesimin nga njė skuadėr si Juventusi tė bėhet qejfi, ėshtė diēka e bukur. Unė jam njė mesfushor modern, qė vrapoj, me teknikė dhe goditje tė mirė. (Lexo mė tutje)
|
|
| 04/01/2012, 19:32 - Aspak pozitiv bilanci i futbollistėve shqiptarė qė militojnė nė ligat e ndryshme europiane |
Pauza e kampionatit nė tė gjitha ligat europiane shėrben pėr tė bėrė njė bilanc pėr futbollistėt e Kombėtares shqiptare. Gjysma e parė e kėtij sezoni ka qenė jo e kėnaqshme pėr yjet kuqezinj, qė nuk kanė qenė protagonistė nė skuadrat e tyre, duke u cilėsuar mė tepėr si zgjedhje dytėsore dhe janė detyruar tė qėndrojnė gjatė nė stol. Nė Itali, momente tė vėshtira po pėrjeton edhe Erjon Bogdani. 476 minuta tė luajtura pėr Ēezenėn nė 13 ndeshje, ku nė 10 raste ėshtė aktivizuar nga stoli kanė krijuar njė situatė tė pakėndshme pėr sulmuesin. 34-vjeēari, i cili ende nuk e ka shijuar golin nė kėtė sezon, nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e largimit, ndėrsa pėr shėrbimet e tij interesohen disa skuadra, mes tė cilave, Vareze, Modena e sė fundmi Breshia (Lexo mė tutje)
|
|
| 04/01/2012, 19:25 - AK: Njė komb, njė kampionat |
Nė vitin e 100-vjetorit tė pavarėsisė, Aleanca Kuq e Zi ka ndėrmarrė njė nismė tė re, kėsaj here nė fushėn e sportit.
Nisma “Njė komb, njė kampionat” ka pėr qėllim bashkimin e kampionateve tė futbollit tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Kjo,sipas Aleancės, duhet paraprirė nga njė Kuvend i dy federatave, qė duhet tė dalin me njė marrėveshje dhe strategji tė pėrbashkėt.
“Marrėveshja dhe strategjia tė kenė si synim realizimin brenda 100-vjetorit tė pavarėsisė tė objektivit “Njė komb, njė kampionat”, duke pėrfshirė nė njė konkurrim tė pėrbashkėt tė pėrfaqėsive tė futbollit tė tė gjithė qyteteve nė Shqipėri dhe Kosovė; (Lexo mė tutje)
|
|
| 04/01/2012, 19:18 - Gėzim Shala, firmos pėr Luzernin |
Blerja mė e re e skuadrės zvicerane tė Luzernit do tė jetė Gėzim Shala. Ai do tė nėnshkruajė njė kontratė pėr deri nė fund tė sezonit, me opsion rinovimi edhe pėr dy vjet tė tjerė. Te skuadra zvicerane aktivizohen edhe tre lojtarė tė tjerė shqiptarė, Burim Kukeli, Jahmir Hyka dhe Hekuran Kryeziu, transmeton gazeta Shqip. “Nė fillim tė janarit do tė nėnshkruaj me Luzernin. Kontrata fillimisht do tė jetė pėr gjashtė muaj, por me mundėsi vazhdimi edhe pėr dy vjet tė ardhshėm”, u shpreh futbollisti kosovar. Ai e ka nisur karrierėn me skuadrėn e kategorisė inferiore tė Zvicrės, Dudingen, dhe synon qė te skuadra e re tė zė vend si titullar e tė luajė sa mė shumė tė jetė e mundur. “Jam shumė i lumtur se aty do tė kem edhe bashkėlojtarė tė tjerė shqiptarė. Burim Kukelin e njoh mirė. Ėshtė futbollist dhe person i mrekullueshėm, ndėrsa Hykėn nuk e njoh ende. Luzernin e kam zgjedhur pasi te ky klub shpresoj se do tė kem perspektivė mė tė mirė pėr tė bėj hapa pėrpara nė karrierėn time”, theksoi 21-vjeēari. (Lexo mė tutje)
|
|
| 04/01/2012, 19:16 - Palermo zyrtarizon Mehmetin |
Skuadra italiane e Serie A, Palermo, tė martėn ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Agon Mehmeti, njofton "ansa.it". Mehmeti sė fundi luajti pėr skuadrėn e elitės sė futbollit tė Suedisė, Malmo. Ai me Palermon ka nėnshkruar kontratė deri nė vitin 2016. "Palermo e ka bėrė zyrtare blerjen e Mehmetit", shkruan "ansa.it". Mehmeti 22-vjeēar pritet tė debutojė nė fundjavė kundėr Napolit nė kuadėr tė javės sė 17-tė tė elitės sė futbollit italian. Sulmuesi nga Podujeva prej vitit 2008 ishte pjesė e Malmos. Ai me fanellėn e ekipit suedez shėnoi 23 gola nė 88 paraqitje, derisa ėshtė edhe pjesė e Pėrfaqėsueses Shpresa (U21) tė Suedisė, ku nė 8 ndeshje ka shėnuar dy gola
|
|
|